Gëzimi juaj është
suksesi jonë!

Mirtaj
Events

Rreth Nesh

Rezart Mirtaj,
Organizator Dasmash & Eventesh

Keni caktuar ditën e martesës dhe dëshironi të realizoni një event që te shfaqë personalitetin dhe stilin tuaj? Jemi të lumtur të dëgjojmë ëndrrën tuaj , te ndajmë emocjonet së bashku. Gjithcka do të nis nga ju dhe ne do tju shoqërorojmë deri në ditën e fundit të eventit duke ju ofruar zgjidhjet më të vlefshme për të realizuar një event unik, special dhe të paharrueshëm.

Dasma

Së bashku do të kthejmë ditën e dasmës në një event special e të paharrueshëm!

Events

Eventi më i bukur që nuk e kemi realizuar ndonjëherë do të jetë i juaji!

Rezart Mirtaj

Biografia
Vlora, qyteti i lindjes ku nis dhe karrierën e tij profesionale si manager hoteli e restoranti. Transferohet në Itali në vitin 1998 ku vazhdon karrieren e tij profesionale në organizimin e eventeve e vecanërisht në organizimin e dasmave duke bashkëpunuar me organizatorët e eventeve dhe Wedding coach të njohur në Romë. Në 20 vitet e fundit ka bashkepunuar në organizimin e me shumë se 2000 eventeve duke shfaqur talentin e tij kreativ . Që në femijeri ka shfaqur një pasion të fortë per pikturën dhe kjo aftësi e ka ndihmuar në profesion per të arritur resultate te larta. Në Itali ka permirësuar aftesitë e tij profesionale në ndjekjen e kurseve të formimit të lartë profesional si : - Wedding planner e organizatore eventi - Sommelier , e ben pjesë ne grupin AIS (asociazione italiana somelier) të Romës - Dekorator i frutave e perimeve me profesionistet me të njohur në Itali dhe ka marre pjesë në gara ku ka fituar dhe cmimin e artë dhe të argjentë në dekorimet më dorë, stile thailandese. Eksperienca, formimi profesional, pasioni , mbeshtëtja e familjes , krijimi artistik ka berë të mundur që sot të jetë një ekspert dhe profesionist në organizimin e eventeve duke i kthyer ato në një vepër arti te admirueshme nga të gjithë.
Procesi

Si Funksionon

Puna jonë nis me takimin tone të pare ku së bashku do të gjejme zgjidhjen e duhur duke u bazuar tek deshirat tuaja. Per të programuar, planifikuar dhe realizuar eventin eskluziv, origjinal dhe të personalizuar për ju, do të ndjekim cdo faze duke nisuar nga planifikimi i buxhetit deri në kordinimin dhe vizionimin e eventit tuaj në cdo detaj, per te kthyer endrrën tuaj në realitet.
Ne do të punojmë per të realizuar eventet tuaja duke menaxhuar buxhetin tuaj në dispozicion, duke e shperndarë atë me efektshmeri, kompetencë dhe transparencë.
Ne do tju ndihmojmë në zgjedhjen e vendit të duhur per eventin tuaj, duke mbajtur gjithmonë në mendje buxhetin në dispozicion e sygjeruar me të pershtateshmin për kerkesat tuaja. Ne do të bejmë disa inspektime në vendin e zgjedhur për ceremoninë dhe pritjen, me qëllim që të studiojmë më së miri logjistikën në cdo aspekt.
Ne do të zgjedhim dhe propozojmë një listë të furnitorëve për çdo sektor duke u nisur nga struktura, katering dhe banketing per tu garantuar gjithë të ftuarve një pervojë të paharrueshme ushqimore, zbukurimet me lule , muzikantët, fotografët, transferta dhe akomodimi i të ftuarve dhe shumë më tepër, duke siguruar që ju të merrni trajtimin më të mirë dhe të mundshëm. Eksperienza direkte shumë vjecare në këtë sektor ka bërë të mundur njohjen e shumë furnitoreve të besuar kështu që do tju garantojmë ofrimin e furnitoreve profesional dhe me eksperienzë në cdo sektor.
Çdo event perfaqëson një histori . Puna e wedding design është e rëndësishme për të ndjekur të gjitha aspektet estetike të dasmës apo eventit tuaj për të arritur objektivin final në mënyrë të përkryer në përputhje me gustot tuaja. Për këtë arsye ne do të realizojmë dhe presantojmë një projekt ekskluziv dhe original ku ju do të keni një ide të qartë si do të jetë dita juaj finale. Së bashku do të mendojmë për temën , stilin , ngjyrat që do të na shoqërojnë në cdo detaj, zbukurimin e tavolinave në vecanti tavolina e ciftit , zbukurimin e tavolinës së tortës ku është momenti më magjik dhe emocionues për të gjithë të ftuarit . Do të personalizojmë festën tuaj për ta kthyer endrrën tuaj në realitet!
Ne do të ndjekim të gjitha takimet me furnitorët e perfshirë në projekt dhe do të kordinojmë keta të fundit gjatë gjithë fazës logjistike-organizative duke respektuar akordet dhe afatin kohor. Në ditën tuaj të dasmës ne do të kordinojmë dhe mbikëqyrim çdo fazë, nga pergatitjet e para deri në fund të eventit, me maturi dhe efikacitet, në menyrë që çdo gjë të jetë e përsosur ashtu si eshtë dhe dashuria juaj .

Dasmat

Sherbimet Tona

Cdo event është special por së bashku e kthejmë në një event unik, të paharueshëm dhe të paimitueshem!

Misioni ynë është te realizojmë dhe projektojmë martesat dhe eventet në perputhje me objektivat dhe deshirat e klientit në një stil elegant duke ofruar ide të reja, orgjinale ku falë aftësive tona kreative dhe artistike të lindura, të realizojmë nje event unik duke kuruar cdo detaj e të bejë të mundur kthimin e ëndrrave në realitet.
Per ne është e rëndesishme që nga takimi i parë të krijojmë një raport miqësor, harmonik dhë të besuar me klientët. Cifti të mbërrije i qetë në ditën e dasmës, të gezojë në maksimum këtë ditë të vecante të jetës së tyre dhe eventi te përfundojë i suksesshëm dhe të ngelet i paharueshëm per të gjithë.
Asgjë nuk mund të lihet mënjanë per ta trasformuar eventin tuaj në një event të paharueshëm, te paimitueshëm, unik e special….
Të kesh besim tek një profesionist serioz do të thotë të kursesh kohë , para, mundim dhe të eleminosh stresin. Puna e një wedding planner eshtë art në kerkim të së bukures ku vetëm një profesionist i vertetë imagjinon skena dhe i trasformon ato magjike , vëzhgon detaje që askush nuk vëzhgon …..

Roma, qytet madhështor, është një nga destinacionet më romantike në botë per të festuar ditën tuaj të dasmes. Me monumentet e saj historike, kuzhinën e shijshme, historinë dhe artin dhe lehtësinë e hyrjes. Roma ofron një përvojë unike per çiftet që vendosin të celebrojnë dashurinë e tyre.

Zgjidh Romën per dasmën tënde dhe dita juaj do të ngelet e paharrueshme!

Events

Sherbimet Tona

Vetëm një event perfekt lë një kujtim të bukur!

Jemi përkrah jush për të organizuar cdo event si ditëlindje, pagësime, përvjetor martese, baby shower, gender reveal party ku të gjithe ndihen protagonistë duke kaluar momente speciale në një atmosferë magjike të vërtetë. Për organizimin e një eventi nuk egziston një modë për të ndjekur por një personalizim duke zgjedhur temën dhe stilin e përshtatshëm për cdo klient. Cdo event per ne karakterisohet nga uniciteti dhe rafinimi dhe synojmë personalisimin maksimal të cdo aspekti.

Të organisosh evente do të thotë të hysh në një botë kreative me shumë pasion, ndjenjë, emocion, dedikim, ngjyra për të realizuar një event përallor.
Jemi Mirtaj Events dhe eventi më i bukur që nuk e kemi realizuar ndonjëherë do jetë i juaji!

Komente

Te Mrekullueshem

Bazuar ne 54 Reviews
Viola Shameti
Faleminderit te gjithe ekipit
Lexo me Shume
Falë gjithë ekipit të Rezartit dhe Rudinës kam mundur të festoj ditëlindjen time të 30-të vjetorit në mënyrë të paharrueshme. Rezarti dhe Rudina organizuan gjithëçka në detaje dhe plotësuan çdo pritshmëri timen. Me profesionalizëm dhe talent organizuan një event të mrekullueshëm.
Elona Cjapi
Profesionista
Lexo me Shume
Rezarti dhe Rudina janë një çift i mrekullueshëm dhe profesionista në organizimin e eventeve. Per 50-vjetorin e ditëlindjes sime më organizuan një festë të mrekullueshme ashtu siç deshiroja dhe të gjithë të ftuarit mbetën të kënaqur.
Alban Dervishi
E pabesueshme
Lexo me Shume
Këta djem janë absolutisht të pabesueshëm! Rezart, Rudina dhe stafi ishin profesionistë, inovativë me shumë ide fantastike dhe vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve dhe të organizuar mirë në të gjitha fazat e planifikimit.
Aedona Hoxha
Diference ne martesen tone
Lexo me Shume
Rezarti dhe i gjithë stafi i tij ishin të mrekullueshem kur organizuan dasmen tonë. Ne patëm një dasëm tepër komplekse pasi jetojmë në Shqipëri dhe dasma jonë ishte në Romë me 100+ të ftuar që vinin nga Shqipëria.
Joana Nurcja
Te Duhurit
Lexo me Shume
Rezart Mirtaj është nje planifikues dasmash tepër i talentuar dhe pasional. Pasioni i tij për ta berë magjike përvojen e martesës në çift është kaq i dukshëm në cilesinë e punës dhe sherbimit të tij. Ai nuk është vetëm i talentuar dhe një djalë super i mirë por ka një ekip te madh pas tij!
Armira Thanasi
Te Duhurit
Lexo me Shume
Ne ishim jashtëzakonisht me fat që kishim Rezart Mirtaj si organizator të dasmës sonë. Mars 2020 në Romë. Magjia e dasmës ishte ajo që ne prisnim.
Mbrapa
Perpara
Na ndiqni ne Instagram

Na Kontaktoni

A KENI NJE ENDËR PER TE REALIZUAR? NA KONTAKTONI DHE NE DO TA KTHEJME NE REALITET
sqAlbanian